ADOPTO TRASHEGIMINE


ADOPTO TRASHEGIMINE

Adopto Trashegimine. Ndihmo ne ruajtjen e Respektit.

LAKSH ka nje llojshmeri nismash lidhur me trashegimine por nisma te cilen kerkojme te adoptosh eshte ajo me urgjentja.

Sipas raportimeve dhe konstatimeve nje pjese e konsiderueshme e trashegimise historike kulturore Shqiptare eshte ne gjendje te mjerueshme.

Zona dhe artifakte te shumte jane demtuar e grabitur sistematikisht dhe cfare ka mbetur vazhdon te grabitet dhe demtohet.

Zona historike te rendesishme si Apollonia, Finiqi etj vazhdojne veprimtarine pa prezence te rregullt koordinatoresh dhe vecanerisht rojesh.

Ne adresim LAKSH merr iniciativen per punesimin e rojeve dhe skuadrave mirembajtese prane cdo objekti te shpallur nga shteti shqiptar dhe UNESCO
si pjese e vyer e trashegimise vendase dhe boterore.

Ky eshte hapi i pare drejt rehabilitimit te trashegimise kulturore. Restaurimi paraqet nje tjeter sfide per tu fituar.
Kur ti adopton, e mundeson ruajtjen dhe promovimin e trashegimise shqiptare.

Behu pjese e nismes. Adopto Trashegimine.

VINI RE:

Cdo qindarke do te shkoje ne vendin e duhur. LAKSH mban transparence te plote.
Per dyshuesit librat tone jane te hapur, ata me dyshuesit mund te vijne e te monitorojne gjate kryerjes se projektit.
E ndjejme te nevojshme te shprehim te sipermen pasi mungesa e integritetit dhe profesionalizmit ne tregun vendas ka hidheruar dhe shkurajuar
publikun dhe dhuruesit.
Ne e kuptojme skepticizmin tend te justifikuar e sidoqofte te inkurajojme te mos dorezohesh. Bashkepuno ne nisma kuptimplota.
LAKSH eshte themeluar dhe vepron bazuar ne vlera te larta, integritet, krijmtari, profesionalizem dhe pergjegjshmeri.
Ka ende njerez te mire. Na ke gjetur, bashkohu.


Mbeshtet programin qe te pelqen me shume.
Kujtohu se LAKSH nuk eshte e financuar. Publiku dhe dhuruesit, mbeshtesin cdo projekt qe deshirojne ta shohin te materializuar.
Bashkepunimi yt eshte vendimtar. Nese secili ben nga pak, e mbledhur behet shume.
Mbeshtet LAKSH. Mbeshtet veprimtari qellimplota dhe gjitheperfshirese.
Bashkohu. Le te ecim sebashku drejt progresit te qendrueshem.