NISMA YJESH


STARS INITIATIVES

 

TI KE FUQINE PER TE KRIJUAR!

Bashkohu. Gjej skuadren tende dhe eja vullnetar.

Programet dhe aktivitetet ne LAKSH jane origjinale dhe te ndryshme si ty. Familjarizohu me nismat tona.

Zgjidh si te kontribuosh. Nje hap i vogel eshte me mire se ndenja ne vend.

E di se studimet tregojne se puna vullnetare te shton jeten, te zgjeron rrethin social,
te thellon njohurite dhe eksperincen ne terren, te rrit vleren ne tregun e punes,
te rrit vleresimin ne vetveteve… do me per Belulin?

 

KUJTOHU: MOS U ANKO. BEJ PJESEN TENDE.

Gjej skuadren tende. Bashkohu.

 

EJA SI NJE YLL, TE SHKELQESH!

 

YJET – SKUADRAT VULLNETARE LAKSH

 

T’ MIRET

Ambjentaliste / Kimiste / Biologe
Agronome / Gjeografe / Veterinere

Aktivitetet per kete skuader perfishjne mbjellje lulesh e pemesh, pasurime e mirembajtje parqesh, pyjesh, malesh,
lumenjsh dhe zonave te tjera natyrore publike me rendesi per trashegimine.
Skuadra aktivizohet me studime mbi nivelet e ndotjes ne uje, ne ajer, ne toke, ne komunitete te ndryshme te Shqiperise, etj.

 

PENDA

Shkrimtare / Poete / Dramaturge
Skenariste / Gazetare / Publiciste
Kritike / Analiste / Linguiste
Perkthyes / Mendimtare

Aktivitetet per kete skuader perfshijne shkrime, kritika dhe analiza per blogun LAKSH, shkrime per aktivitete e nisma,
organizime mbremjesh poetike, debatesh letrare, seminaresh, debatesh, konferencash e leksioneve.
Skuadra aktivizohet me shkrime mbi nisma dhe individeve qe na frymezojne, etj.

 

FORCA

Producente / Ekonomiste / Financiere
Menaxhere / Promovues / Aktiviste social

Aktivitetet per kete skuader perfshijne materializimin e nismave te ndryshme ne LAKSH,
nepermjet organizimit dhe menaxhimit, ngritjes se fondeve, aktivizimin publik dhe ate te sektoreve publik,
privat dhe akademik, promovimin e nismave te LAKSH dhe bashkepunetoreve, etj.

 

DRITA

Regjisore / Fotografe / Animatore
Video artiste / Mjeshtra ndricimi

Aktivitetet per kete skuader pershijne projeksione filmash neper shkolla, lagje e komunitete.
Kompozime, videodokumentime, produksione te natyrave te ndryshme, reklama ndergjegjesuese apo satirike, etj.
Perfshirje ne te gjitha projektet e aplikueshme ne LAKSH.

 

VALA

Muzikante / Kompozitore / Specialist audio
Vallezimtare klasike dhe moderne

Aktivitetet per kete skuader perfshijne shfaqje per te semure ne spitale te Tiranes, qendra rehabilitimi,
shtepi femijesh dhe te moshuarish. Pjese e kalendarit te aktiviteteve jane dhe shfaqjet stinore ne parqe
dhe hapesira te tjera publike.

 

XIXAT

Aktore / Komediane / Prezantues
Konferenciere / M.C

Aktivitet per kete skuader pershfijne lexime te lira. Skuadra lexon ose interpreton monologje, skena me nje apo me shume partnere,
per te semure terminal ose ne gjendje te rende ne spitalet e Tiranes, qendra rehabilitimi, shtepi femijesh dhe te moshuarish.
Pjese e kalendarit te aktiviteteve jane dhe shfaqjet stinore ne parqe dhe hapesira te tjera publike.

 

SYCKA

Piktore / Skulptore / Skenografe
Kostumografe / Artist instalacioni
Grafiste / Artiste Muralesh / Artiste Tatuazhesh

Aktivitet per kete skuader perfishjne permiresimin e institucioneve dhe hapesirave publike nepermjet artit pamor.
Gjithashtu ne bashkepunim me shtepite e te moshuareve, skuadra gjen ne keto struktura modele per projekte te panvarura.
Krijime logosh, posterash,T-shirts, per LAKSH e bashkepunetore. Disenjime te ftesave, posterave dhe materialeve te tjere
promovues per aktivitete organizuar nga artistet e vegjel te shkollave fillore, 9- vjecare, etj.

 

DHENESIT

Mjeke / Infermiere / Farmaciste
Psikologe / Sociologe

Aktivitetet per kete skuader perfshijne studime dhe aktivizime ne projekte antropologjike, sociologjike, pedagogjike.
Perpilime broshurash promovuese te trashegimise historike dhe kulturore shqiptare, broshura sensibilizuese per ruajtjen
dhe mirembajtjen e trashegimise. Platforma per sensibilizimin e shendet trupor dhe mendor nepermjet artit.

 

CELSI

Matematiciente / Fizikante / Programues
Arkitekte / Inxhiniere ndertimi dhe mekanike / Teoriciente

Aktivietet per kete skuader perfshijne studime dhe anketime, grupe monitorimi, ne bashkepunim me skuadra te tjera
ne varesi te natyres se projektit. Programime websitesh per shoqata jo fitim prurese, artiste dhe aktiviste.
Perpilime broshurash argetuese dhe sensibilizuese per artin e shkencave.

 

URA

Filozofe / Politikane / Juriste
Specialiste Marketingu / Negociatore
Specialiste bisnesi

Aktivitetet per kete skuadre perfshijne shkrimin e projekt ligjeve dhe lobimin per nje legjistlacion progresiv ne fushen e artit dhe kultures.
Fushata kerkimore ne marketing, monitorim dhe vleresim per aktivitete te LAKSH.
Fushata kerkimore ne marketing, monitorim dhe vleresim te aktiviteteve te insitucioneve kulturore artistike shqiptare.
Promovimin e nismave te paleve te perfshira. Aktivizimin publik dhe ngritje fondesh per nisma te LAKSH.

 

VULLNETI

Sportiste (te gjitha disiplinat)
Terapist masazhi / Fizioterapiste,
Trajnere te disiplinave te ndryshme

Aktivitetet per kete skuader pershijne organizime trajnimesh ne disiplina te ndryshme sportive per femije te paprivilegjuar,
sesione falas fizioterapie per paciente ne nevoje, organizime kampionatesh sportive mes lagjesh, etj.


Zgjidh skuadren tende dhe behu pjese e levizjes!

 

Per tu regjistruar, dergo emer te plote dhe kontakte, skuadren e zgjedhur dhe talentin tend ne: aacmvision@gmail.com

 

Ji nje YLL! Bashkohu!

 

 

Mbeshtet programin qe te pelqen me shume.
Kujtohu se LAKSH nuk eshte e financuar. Publiku dhe dhuruesit, mbeshtesin cdo projekt qe deshirojne ta shohin te materializuar.
Bashkepunimi yt eshte vendimtar. Nese secili ben nga pak, e mbledhur behet shume.
Mbeshtet LAKSH. Mbeshtet veprimtari qellimplota dhe gjitheperfshirese.
Bashkohu. Le te ecim sebashku drejt progresit te qendrueshem.