ARTI PER SHPRESEN


ArtipShpresen

 

Arti për Shpresën, një nismë e Lëvizjes Artistike Kulturore Shqiptare, është platforma që bashkon artistë, akademikë,

aktivistë e shoqërine civile, sektorin publik dhe privat, për të zhvilluar e rehabilituar komunitete në nevojë,

duke promovuar e zhvilluar talente e vlera dhe njëherazi përforcuar bashkëpunimin dhe aktivizimin ndërsektorial.

Edicioni i dytë i këtij programi u zhvilua 26 Shkurt 2014,  si një Koncert Bamiresie, me mbeshtetje te Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit

dhe me mbeshtejte mediatike te DigitAlb.

 

Fondet e mbledhura, shkojnë për ndërtimin e Qendrës Artistike Kulturore Vepra, në ndihmë të komunitetit të artistëve dhe profesionistëve të rinj.

 

Koncerti (direkt) “Arti për Shpresën“, erdhi nën udhëheqjen artistike të artistit  te dashur e të merituar Agim Krajka 

dhe të mirënjohurit Vladimir Hasimi, në një repertor krejtësisht shqiptar nën interpretimin e artistëve të shquar.

Një koncert për të kujtuar sëbashku vlerat e rralla të trashëgimisë shqiptare e për të ushqyer Shpresën me Art.

 

Thesaret e këngës popullore qytetare erdhen mes nesh nën interpretimin e veçantë të artisteve:

Zina Zdrava (Me këngën e Shqiperise se Mesme), Sabahete Vishnja (Me Jaren e bukur Shkodrane), Fatmira Brecani (Me këngën Tropojane),

Irini Qirjako dhe Grupi Polifonik (Me këngën Labe) dhe Aranit Hoxha (Me kengen Veriore).

 

Kengetaret lirike, artistet, Mjeshtre e Madhe Shqipe Zani, Zana Frasheri, tenori Kastriot Tusha

dhe e mirenjohura Emiljana Palushaj. Ne piano nga e talentura Etrita Ibrahimi,

interpretuan perlat e lirikes shqiptare ne kete buqete artistike.

Pjesmarrje e jashtezakonshme në këtë festë e mjeshtrit të violinës, artistit të merituar Ethem Qerimaj.

 

Me koncertin erdhi ekspozita fotografike ekskluzive “Si Shqiptar”. Fotografi i mirenjohur Roland Tasho, ne kete ekspozite te vecante,

solli figura te njohura e te dashura te trupit diplomtaik te huaj ne vend, veshur me kostume popullore “Si Shqiptar.”

 

MBESHTET, ARGETOHU. BASHKOHU NE VEPRIM.

Pas shfaqjes ne Shqiperi, ”Arti per Shpresen” udheton ne turne, prane komuniteteve shqiptare dhe te nderkombetare, ne rajon dhe ne bote.

 

Mbeshtet.
Kujtohu se LAKSH nuk eshte e financuar. Publiku dhe dhuruesit, mbeshtesin cdo projekt qe deshirojne ta shohin te materializuar.
Bashkepunimi yt eshte vendimtar. Nese secili ben nga pak, e mbledhur behet shume.
Mbeshtet LAKSH. Mbeshtet veprimtari qellimplota dhe gjitheperfshirese.
Bashkohu. Le te ecim sebashku drejt progresit te qendrueshem.