VEPRA


VEPRA 1

 

VEPRA – VENDTAKIMI I NJEREZIMIT

 

George Bernard Shaw na kujton se “Problemi i vetem e me i madh ne komunikim eshte iluzioni qe komunikimi ka ndodhur”.

VEPRA ka si qellim te jete Vendtakimi i Njerezimit, platforma e komunikimit per te gjithe njerezit dhe kulturat e botes.

 

PLATFORMA PER KERKIM, DITURI, KRIJIM, BASHKEPUNIM DHE HARMONI.

Komercializimi i vazhdueshem dhe i pandalshem i hapsires publike ka kufizuar aftesine e artisteve per te komunikuar me publikun, ne vende te hapura permes platformave te caktuara qe i afrojne njerezit. Ky nuk eshte nje problem me prejardhje gjeografike apo kulturore, ky eshte nje problem qe i prek artistet dhe krijuesit globalisht.

VEPRA eshte nje nisme e Levizjes Artistike Kulturore Shqiptare per te krijuar nje qender artistike kulturore nderkombetaremultidimensionale, ne Tirane, Shqiperi.

Duke krijuar nje hapesire publike per artiste, akademike e profesiniste te rinj nga e gjithe bota, VEPRA do te sherbeje si platforme Punesimi, Edukimi, Kerkimi, Krijimi, Argetimi, Zhvillimi dhe Progresi duke sherbyer njekohesisht si nje platforme Dialogu Nderkulturor, i mundesuar jo nga shtetet apo tregjet, por nga artistet, akademiket, profesioniste dhe shoqeria civile.

Qendra do te funksionoje si vendtakim i vetembeshtetur dhe jofitimprures, ku artiste dhe studente lokale dhe te ardhur, akademike e profesioniste, do te angazhohen ne mesim dhe mesimdhenie, shfaqje, ekspozita, film e teater, koncerte, konferenca, trajnime, seminare, mbremje poetike, sesione shkembimi idesh, panele leximi e diskutimi.

Gjithashtu, VEPRA do te sjelle bashke studente, akademike dhe studiues nga e gjithe bota, puna e te cileve perqendrohet te gjuha, letersia dhe kultura.

 

VEPRA do te zvogeloje nenperfaqesimin shumekulturor ne Shqiperi si dhe nenperfaqesimin e kultures Shqiptare ne mbare boten, duke nxitur ne te njejten kohe komunikim midis njerezve te kulturave te ndryshme.

VEPRA do te inkurajoje dhe lehtesoje diskutimin e munguar ndermjet popujve te Ballkanit, pertej politikes dhe fese.

VEPRA do te lehtesoje diskutimin e munguar ndermjet hapsirave publike dhe atyre private, pertej konsumizmit.

 

Te VEPRA, te gjithe jane pjesemarres. Si nje organizate jofitimprurese, VEPRA do te veproje si nje organizate e bazuar tek puna vullnetare.
Vullnetaret do te sjellin shfaqje falas, kerkime dhe studime, mesimdhenie e trajnime duke bashkepunuar njekohesisht ne aktivitete e programe ne vazhdimesi.

 

Pema e dashurise se VEPRES cel pese dege kryesore:

 

POLIFONIA – Hapesira e Muzikes, studio regjistrimi, auditor provash dhe shfaqjesh, festivale, koncerte, muzike e lire

ONUFRI RED – Hapesira e Artit Pamor, ekspozita, ambjent mesimi

NE DRITE – Hapesira e Artit Skenik, prova, shfaqje, shfaqje te teatrit muzikor, festivale, konkurse

MIGJENI – Librari publike, dhoma leximi dhe takimesh, Kafene, Pike informacioni, Pike Shitjeje LAKSH

NORBERT JOKL – Qender per studime Albanologjike, studime kerkimore, kurse e seminare, publikime, konferenca, panele diskutimesh, aktivitete kulturore

 


LAKSH kerkon mbeshtetjen tende per te ndertuar Vendtakimin e Njerezimit.
Le te Fuqizojme Njerezimin Sebashku mes Forces se Talentit me te madh qe Zoteron, ate te Krijimit.

 

Bashkohu. Mbeshtet.

 

Kujtohu se LAKSH nuk eshte e financuar. Publiku dhe dhuruesit, mbeshtesin cdo projekt qe deshirojne ta shohin te materializuar.
Bashkepunimi yt eshte vendimtar. Nese secili ben nga pak, e mbledhur behet shume.
Mbeshtet LAKSH. Mbeshtet veprimtari qellimplota dhe gjitheperfshirese.
Bashkohu. Le te ecim sebashku drejt progresit te qendrueshem.