10001 RRENJET


10001 RRENJET


ME SHUME NGJYRA! ME SHUME OKSIGJEN! ME SHUME FRYMEZIM!

LAKSH merr iniciativen per mbjelljen e 10,001 RRENJE lulesh te ndryshme ne komunitete Shqiptare.
Lulet qe mbillen jane tipike per cdo komunitet, pra ne Shkoder mbjellim luleboren e ne Tirane trendafilin.
Kjo eshte nje nisme per te ruajtur dhe promovuar floren shqiptare si nje pjese e rendesishme e identitetit tone kulturor.

10001 RRENJET do te nxise turizmin ne komunitete te ndryshme te Shqiperise,
do te ruaje dhe promovoje floren vendase, do te permiresojne ndjeshem ajrin qe thithim cdo dite
dhe do te gezoje e gjalleroje atmosferen ne hapsira te ndryshme publike si trotuare utilitare,
ura utilitare, shkolla, kopshte, spitale, stacione dhe hapsira te tjera popullore e te frekuentuara.

LULEHARTA illustruese te tregon lulet dhe llojet qe gjen ne cdo komunitet.

Cdo qytet ne Shqiperi gjen emrin e vet te 10,001 RRENJET.

Imagjino, 10,001 Trendafilat e Tiranes! 10,001 Tulipanet e Vlores! 10,001 Zambaket e Beratit! 10001 RRENJET e komunitetit Tend!

Kjo nisme eshte nje therritje per bashkepunim mes sektoreve publik, privat dhe akademik.

Ka menyra per tu perfshire nese ekziston deshira. Mund te japesh kontribut financiar apo kohor, si vullnetar.

Nje hap i vogel eshte me mire se ndenja ne vend.

Bashkohu. Mbeshtet 10001 RRENJET.


Mbeshtet programin qe te pelqen me shume.
Kujtohu se LAKSH nuk eshte e financuar.
Publiku dhe dhuruesit, mbeshtesin cdo projekt qe deshirojne ta shohin te materializuar.
Bashkepunimi yt eshte vendimtar. Nese secili ben nga pak, e mbledhur behet shume.
Mbeshtet LAKSH. Mbeshtet veprimtari qellimplota dhe gjitheperfshirese.
Bashkohu. Le te ecim sebashku drejt progresit te qendrueshem.