SHQIPERIA, NJE RRUGETIM FOTOGRAFIK


Albania, a photographic journey
Albania, a photographic journey

BACKCOVER


SHQIPERIA NJE RRUGETIM FOTOGRAFIK (1858-1945), Loic Chauvin dhe Christian Raby

Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë.
Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.
Madje edhe dinastia e pashoqe e Marubëve mbetet jo aq e njohur sa ç’e meriton. E pra, janë të pakta ato vende që mund të krenohen
si trualli ku lulëzuan kaq fotografë të shquar për një shekull të tërë, që prej fillimeve të fotografisë, kur Shqipëria ende bënte
pjesë në Perandorinë Osmane, deri në vendosjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës më 1946, fill pas Luftës së Dytë Botërore.
Pikërisht kjo është Koha e Artë që duam të tregojmë në këto faqe, nga viti 1858, data e të parës
fotografi të njohur si shqiptare, deri në fund të viteve 1940.
Shqipëria ka pa pikë dyshimi një trashëgimi fotografike të pashembullt në Ballkan, e cila mbetet deri më sot
e panjohur për shumëkënd, si përtej kufijve ashtu dhe brenda vetë këtij vendi.
Shumica dërrmuese e pamjeve që po paraqesim në këtë libër nuk kanë qenë kurrë objekt ekspozimi apo botimi.

Sebashku ne kemi fuqine per te krijuar.
Mbeshtet krijuesit. Mbeshtet LAKSH.
Bashkohu.
Le te ecim sebashku drejt progresit te qendrueshem.

Price: $30.00
 
Categorized in