VIZIONI LAKSH


LAKSH LOGO

PERMIRESO VETEN. PERMIRESON BOTEN.

LAKSH sfidon njerezit te shohin artin dhe kulturen si themelin e nje shoqerie tolerante, dinamike dhe te shendetshme.
Ne larmine e projekteve tona, ne inkurajojme punen kolektive si nje menyre per tu pershire me te njohuren dhe te panjohuren
dhe mundesojme platforma takimi ku njerezit mund te krijojne dhe ndertojne komunitete.
Ne besojme ne edukimin, zhvillimin dhe promovimin e talentit, ruajtjen dhe promovimin e artit, kultures, trashegimise historike
dhe natyrore, pasi keto vlera, perbejne kapitalin e vertete te shoqerise.
Ne preferojme te sfidojme nocionet konvencionale te njerezve per boten ku jetojne, duke i frymezuar ata te ndryshojne status quo-ne
nepermjet mendimit kritik dhe veprimit qellimplote.
Themeluar ne Tirane dhe vepruese si nje organizate e shoqerise civile me nje shtrirje globale, ne besojme ne fuqine e individit dhe grupeve
per te permiresuar Shqiperine, Ballkanin dhe Boten.

 DHURO TANI!  

Kujtohu se LAKSH nuk eshte e financuar. Publiku dhe dhuruesit, mbeshtesin cdo projekt qe deshirojne ta shohin te materializuar. Bashkepunimi yt eshte vendimtar. Nese secili ben nga pak, e mbledhur behet shume. Mbeshtet LAKSH. Mbeshtet veprimtari qellimplota dhe gjitheperfshirese. Bashkohu. Le te ecim sebashku drejt progresit te qendrueshem.