QELLIMI LAKSH


LAKSH LOGO

DREJT PROGRESIT ME IMAGJINATE

Ne Tirane dhe zona te tjera te Shqiperise si pasoje e nje periudhe te tejzgjatur tranzicioni ciftuar
me veshtiresite ekonomike ndjehet nje fryme dorheqjeje qe thote: S’behet! Ne LAKSH ne mendojme ndryshe – BEHET!

Fati yne percaktohet nga zgjedhjet qe ne bejme dhe veprimet qe ndermarrim.

Sebashku, ne mund te bejme ndryshime thelbesore.

Levizja Artistike Kulturore Shqiptare eshte nje organizate jo fitim prurese e themeluar per te ndihmuar ne demokratizimin,
zhvillimin dhe rigjallerimin e komuniteteve nepermjet edukimit mes artit dhe kultures, zhvillimit dhe promovimit te talenteve, fushatave kerkimore, e
ruajtjes dhe promovimit te artifakteve kulturore e intelektuale dhe zonave e strukturave historike.
Qellimi yne eshte te bashkojme artiste, akademike, profesionale dhe te gjithe palet e interesuara ne zhvillimin, rritjen dhe promovimin e artit dhe kultures Shqiptare.
Ne inkurajojme dhe ndermjetesojme bashkepunime dhe shkembime eksperiencash shume kulturore dhe internacionale.
Frymezuar nga situata e tranzicionit ne vend, ndryshimet e shpejta ekonomike dhe apatia e pergjithshme ne perfshirjen qytetare,
LAKSH inkurajon aksionin dhe vullnetarizmin si nje menyre per te frenuar erozionin e jetes publike.
LAKSH eshe nje nisme per te sjelle prane komunitetit boteror, programe cilesore artistike dhe platforma kulturore dhe edukative qe nxisin
progresin e komunitetit e ne te njejten kohe sjellin zhvillim profesional te artisteve, organizatave dhe paleve te perfshira.

 

DHURO TANI!

Kujtohu se LAKSH nuk eshte e financuar. Publiku dhe dhuruesit, mbeshtesin cdo projekt qe deshirojne ta shohin te materializuar.
Bashkepunimi yt eshte vendimtar. Nese secili ben nga pak, e mbledhur behet shume.
Mbeshtet LAKSH. Mbeshtet veprimtari qellimplota dhe gjitheperfshirese.
Bashkohu. Le te ecim sebashku drejt progresit te qendrueshem.