ARTI PER SHPRESEN 2011


art4hope

RRITU DUKE DHENE

LAKSH si pjese e programit Arti per Shpresen, ne bashkepunim me Dhomen e Tregtise dhe Industrise se Shqiperise,
organizoi nje ekspozite bamiresie, ne ndihmese te komuniteteve Shkodrane, per rehabilitim pas permbytjeve te fundvitit 2010.
Piktoret e mirenjohur Gjovalin Paci, Helidon Haliti dhe Petraq Pecani iu pergjigjen thirrjes se kuratores Imelda Ahmataj,
ne ekspoziten e mbajtur ne ambjetet Illyria ne Sheraton Tirana, ne 14 Janar, 2011.
Ekspozita perfshiu dhe nje dokumentar te shkurter mbi gjendjen aktuale te qarkut te Shkodres dhe Lezhes.
Me pjesmarrjen e vecante te zonjes se pare Teuta Topi, diplomateve shqiptare dhe trupit diplomatik nderkombetar
si dhe artisteve te nderuar Agim Quku, Skender Kamberi, Muntaz Dhrami, Naxhi Bakalli, akademikeve e artdashesve.
LAKSH pergezon dhe falenderon me gjithe zemer, te gjithe ata qe iu pergjigjen thirrjes humane te Artit per Shpresen.
Falenderime te vecanta per: Dhomen e Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, Hotel Sheraton Tirana, Adel Print dhe te talentuarit Grupin e Harqeve.

Sebashku mund te bejme shume.

Perfshihu! Mbeshtet nisma plot dashuri.

Mbeshtet programin qe te pelqen me shume.
Kujtohu se LAKSH nuk eshte e financuar. Publiku dhe dhuruesit, mbeshtesin cdo projekt qe deshirojne ta shohin te materializuar.
Bashkepunimi yt eshte vendimtar. Nese secili ben nga pak, e mbledhur behet shume.
Mbeshtet LAKSH. Mbeshtet veprimtari qellimplota dhe gjitheperfshirese.
Bashkohu. Le te ecim sebashku drejt progresit te qendrueshem.